Connect with us

John Legend del në mbrojtje të femrave

MAGAZINA

John Legend del në mbrojtje të femrave

Këngëtari John Legend i ka dalë në mbrojtje të drejtave të grave, pas një deklaratë që një senator amerikan ka dhënë së fundmi.

Senatori Cassidy është shprehur publikisht se pushimi pas lindjes për gratë nuk mund të shfuqizohet nga fondacioni Obama Care, jo vetëm kaq, por duhet të jetë dhe për burrat, pasi të dyja gjinitë preken nga shtatzënia. Ai u shpreh se dhe burrat kanë nevojë për kujdesin pas lindjes duke qenë se “Gratë nuk mbesin shtatzënë pa spermën”.

Shumë e kanë konsideruar të admirueshëm faktin që ai dëshiron të ketë fonde për kujdesin pas lindjes për të dyja gjinitë por arsyetimi, sipas John Legend, është i tmerrshëm.

Në një status në rrjete sociale, këngëtari është përgjigjur:

“Përse duhet të përfshihen meshkujt? Është e nevojshme përmendja e tyre që gratë të marrin kujdesin shëndetësor? Na duhen më shumë gra në kongres”, shkruan Legend, i cili ka qenë dhe herë të tjera i përfshirë në tema të tilla, gjithnjë në mbrojtje të të drejtave të grave. Ai është i përfshirë në një organizatë bamirëse të quajtur “Chime For Change”, e cila fokusohet në grumbullimin e parave për të ndihmuar fuqizimin e grave në mbarë botën.

The post John Legend del në mbrojtje të femrave appeared first on City Radio Network (Albania).

Source: cityradio.al/

More in MAGAZINA

To Top
Close